Haradinaj, në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Deçan, ka thënë se ushtria e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të saj, prandaj kurrë nuk do të rrezikohet veriu i vendit, e as serbët në këtë zonë.
“Veriu është i yni, nuk mund ta sulmojmë”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri i është përgjigjur Vuciqit, i cili se fundmi ka thënë se serbët në veri janë në rrezik nga institucionet shqiptare, transmeton Gazeta Express.
Mirëpo, sipas Haradinajt, nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.
“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”, është shprehur Haradinaj.