Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, ka thënë se pa epopenë e Jasharëve s’do të kishte as liri e pavarësi.
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historiani Jakup Krasniqi, me rastin e shënimit të 21-vjetorit të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, ka thënë se pa epopenë e Jasharëve në Kosovë nuk do të nxehte dielli i lirisë dhe pavarësisë.
Për më shumë se dy dekada pas kësaj ngjarje të rëndësishme për vendin dhe kombin shqiptar, ai ka thënë se fitorja është e madhe, por jo e plotë.
Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, Krasniqi ka deklaruar se Prekzai i Poshtëm dhe Lagja e Jasharëve janë bërë qendra të pelegrinazhit për të gjithë shqiptarët, ndërsa Adem legjendari, kryesimbol i lirisë dhe i pavarësisë sonë.
Ai ka thënë se është koha që institucionet shtetërore t’i kushtojnë vëmendje të shtuar dhe serioze Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari”, që është bazamenti i lirisë dhe i shtetit tonë