Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekes së ish-zëvendëskacelarit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Klaus Kinkel.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se Klinkel gjatë viteve të 90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane në adresimin e çështjes së Kosovës.
Sipas Thaçit, liria e Kosovës ishte ndër prioritetet më të mëdha që kishte Kinkel.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëskancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, i cili gjatë viteve të 90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane në adresimin e çështjes së Kosovës. Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel. Qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tij. Në emër të qytetarëve të Kosovës, popullit gjerman i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH (Foto: Christian Stutterheim).