Revista amerika, Forbes e ka zgjedhur Kylie Jenner si miliarderja më e re në botë duke lënë pas themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Kylie Jenner, 21 vjeçe, më në fund mori titullin të martën nga Forbes pasi zbuloi listën vjetore të miliarderëve, shkruan lajmi.net.
E pas përzgjedhjes, Kylie ka reaguar me një postim të publikuar në llogarinë e saj, Instagram teksa e falënderon Forbes.
“Faleminderit Forbes”, ka shkruar ajo.
Vlen të ceket se, Jenner ka grumbulluar një vlerë personale prej $1miliard përmes gamës së saj të suksesshme të make-up, Kylie Cosmetics.