Është ngritur përsëri çmimi i derivateve të naftës në Kosovë.
Aktualisht ky çmim është mjaft i lartë për standardin kosovar.
Çmimet me pakicë në vend gjatë ditës së djeshme dhe sot janë këto: Dizel, 1.13 €; Benzina, 1.14 €.
Kjo është bërë e ditur për nga kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani ka theksuar se përpos këtij çmimi i cili është tani, rritje të çmimit pritet të ketë përsëri, shkruan Indeksonline.
“Por qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira të derivateve në regjion përveç Maqedonisë që ka akcizën më të ulët”, ka thënë Berjani.