Ish-kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ky vit ka qenë i pasuksesshëm ekonomikisht për Kosovën.
Sipas tij taksa e vendosur nga Kosova ndaj produkteve me origjinë serbe ka pasur një ndikim negativ, pasi që sasia e importit të mallrave nuk është ulur dhe se xhepat e qytetarëve të Kosovës janë prekur direkt nga një vendim i tillë, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Gërxhaliu thotë se efektet e taksës mund të maten me atë se sa është rritur eksporti i Kosovës dhe nëse sasia e mallrave të importuara është zvogëluar.
Taksa 100 për qind për mallrat serbe është vendosur në fund vitin e 2018-ës nga Qeveria e Ramush Haradinajt, ndërkohë presionet për largimin e një vendimi të tillë kanë qenë të mëdha.
Sipas deklarimeve të zyrtarëve serbë, si pasojë e taksës Serbia është duke humbur dhjetëra miliona euro.