Fjalë Kyçe

Inspektorati Policor i filloi hetimet ndaj Policisë për rastin e Abid Jasharit

Inspektorati Policor i filloi hetimet ndaj Policisë për rastin e Abid Jasharit

Një javë më parë u qëllua me armë zjarri në Prishtinë, 34 vjeçari, Abid Jashari.

Jashari humbi jetën nga miqtë e tij në mesditë në rrugën “Haxhi Zeka”, për humbjen e tij në Polici u vetëdorëzua një ditë pas i dyshuari Besnik Shkodra.

I ndjeri kërcënime kishte marrë një natë para se të humbte jetën, ku edhe rastin e kishte raportuar në Polici nëpërmjet linjës emergjente, ku më pas është paraqitur edhe në stacionin policor.

Lidhur me gatishmërinë e Policisë për të trajtuar rastin, Inspektorati Policor ka filluar hetime.

Kjo është komunikata nga IPK.

Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar nga Policia e Kosovës një raport lidhur me ecurinë e këtij rasti.
I njëjti është përcjellë në Departamentin për Menaxhimin e Ankesave dhe pastaj edhe në Departamentin e Hetimeve.

Lidhur me këtë rast Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim preliminar dhe deri tani (për këtë fazë të hetimit) IPK nuk ka bërë rekomandim për suspendimin e ndonjë zyrtari policorë lidhur me këtë rast.
Varësisht nga të gjeturat që do të dalin nga ky proces, Inspektorati Policor i Kosovës do të veproj në kuadër të autorizimeve ligjore për të vlerësuar veprimin apo mosveprimin e zyrtarëve policorë në këtë rast në konsultim me prokurorinë kompetente.