Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar rreth platformës për dialog për të cilën pritet që sot të diskutohet në Kuvend.
Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi, shkruan Gazeta Alo.
Mirëpo, thotë se sot nuk do të diskutohet as 8 minuta në Kuvend për vitet e humbura ,dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale.
Kurti, ka thënë se Qeveria ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.
Postimi i tij i plotë.
Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara./Gazeta Alo/