Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e firmës së cilës i përkiste kamioni i cili shkakoti aksidentin tragjik në Gjilan.
Përmes, raportit 24 orësh policia bën të ditur se i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”, Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pronar i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident, me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./Gazeta Alo/