Profesionet tradicionale janë të destinuara të zhduken. Në pesë vitet e ardhshme, sipas një kërkimi të sajtit “CareerCast.com”,fermerët, gazetarët dhe rrobaqepësit mund të dalin në pension. Disa mes arsyeve janë: dixhitalizimi dhe përditësimi i vazhdueshëm teknologjik. Brenda vitit 2022, disa nga profesionet që kanë bërë të ëndërrojnë dhe të pasionohen shumë studentë, mund të përfundojnë para kohe. Ja disa nga 10 profesionet e destinuara të zhduken brenda 5 vjetësh.
10.Rrobaqepësi
Në vend të stilimit dhe modelingut do të përdoret një robot i vogël i pajisur plot sharm që mund të bëjë rregullimet e duhura, për t’iu bërë që të keni një figurë të bukur në festën e diplomës apo në 18-vjetorin e lindjes.
9.Siguruesi
Midis harresës dhe nevojës, kryerja e siguracionit të jetës do të jetë më shumë një praktikë burokratike për laborator shkencash se sa do t’ia vlente të bëhej në një studio analistësh me xhaketë dhe kravatë.
8.Punëtori
Automatizimi dhe nevoja për të optimizuar kohën e prodhimit, mund të jetë baza e daljes në pension para kohe e punonjësit. Me pak fjalë, teoritë e Carl Marksit dhe librat e Orwell, kanë pasur ndonjë intuitë të paqartë të panoramës bashkëkohore.
7.Stujardesat
Lajmi mund të trishtojë shumë njerëz përfshirë dhe fëmijë. Mungesa e grave apo dhe meshkujve që e bëjnë udhëtimin me avion edhe më të këndshëm, mund të zëvendësohet nga robotë që janë po kaq të besueshëm.
6.Argjendari
Nëse keni ndër mend t’i kërkoni shpirtit tuaj binjak të martoheni, koha nuk pret. Nëse e bëni tani, keni ndonjë shpresë për të gjetur një argjendar që do t’iu këshillojë mbi blerjen e xhevahireve të artë apo për ndonjë rrethanë më të përshtatshme, përndryshe, në të ardhmen thjesht mund ta urdhëroni tek një distributor automatik përgjatë rrugës.
[5.Druvari
Të dashura vajza, harrojini bluzat e qepura dhe bicepsin e skalitur, nuk do të jenë më meshkujt e dikurshëm, që përmes zanatit të druvarit forconin dhe stërvitnin edhe më shumë trupin e tyre, duke prerë me sëpatë apo sharra elektrike. Për t’i zëvendësuar, brenda vitit 2022, mund të jenë makina sterile në gjendje për të prerë dhe planifikuar kilometra me pyje në pak minuta.
4.Gazetari
Me hyrjen e ‘smartphone”-ve dhe rrjeteve sociale, figura tradicionale e gazetarit ka ndryshuar plotësisht. Lajmi, tashmë para syve të të gjithëve, mund të raportohet apo tregohet direkt nga kushdo në çdo cep të globit. Dhe nëse jashtë secili mund të bëjë lajm, në redaksitë e vjetra, gazetarët do të zëvendësohen nga kompjuterë me ritme të sofistikuara, në gjendje për të shkruar në pak kohë, lajme të vërteta me karakteristika thelbësore, të gatshme për t’u publikuar.
3.Fermeri
Ditë nën diell i hipur mbi traktor? Gërshërë të mëdha për të mbledhur rrush dhe mandarina? Nëse ëndrra e të gjithëve ishte ta kalonte jetën në ajër të pastër dhe të punonte tokën dhe prodhonte fruta e perime, ambiciet tuaja, mund të veniten që në nisje. Në vend të fermerëve punëtorë e të zellshëm, do të jenë ndoshta dronët që do të kujdesen për mbledhjen sezonale të prodhimeve të tokës.
2.Lexuesi i faturave
Pse të paguhet një person që shkon shtëpi në shtëpi për të lexuar sa gaz ke konsumuar, kur në vend të tij mund të ekzistonë një makinë llogaritëse e lidhur me njësinë e brendshme të shtëpisë në gjendje për të lexuar atë që keni shpenzuar dhe t’ju dërgohet fatura me ‘e mail’?
1.PostieriNuk ka më biçikletë apo motor elektrik për të bërë xhiro nëpër lagje në kërkim të një adrese të saktë apo të gabuar. Dronë, roboti apo informatika e thjeshtë, do të jenë në gjendje në të ardhmen e afërt t’iu dërgojnë letra dhe brenda pak orësh madje. Amazon e ka dhënë tashmë një sinjal, në rregull?