Një nënë shtatzënë dhe foshnja e saj, vdiqën së bashku vetëm disa ditë pas datës së caktuar për lindje.
Fotografja 31-vjeçare Janay Johnstone, e cila ishte shtatzënë në muajin e nëntë me vajën e saj, vdiq papritur këtë javë, as fëmija i palindur nuk mundi të shpëtonte, transmeton Klan Kosova.
Shkaku i vdekjes aktualisht është i paqartë.
Janay, nga Zelanda e Re, ishte dukshëm e shëndetshme para vdekjes së saj, pa shenja se diçka po shkonte keq me shtatzëninë e saj.
Familja tha për “Daily Mirror”, se vdekja e saj ishte e papritur.
Jayan, ishte për 13 vjet me burrin e saj dhe ishte e martuar për 7, pasi u takuan në një klub nate si adoleshtentë.