Fjalë Kyçe

Gruaja bie në kthetrat e maces së egër pasi po bënte selfie afër kafazit të saj

Gruaja bie në kthetrat e maces së egër pasi po bënte selfie afër kafazit të saj

Një Jaguar sulmoi një grua në një kopsht zoologjik pasi ajo u ngjit në një pengesë për të bërë një selfie. Kafsha u zgjat dhe kapi krahun e gruas me putrën e saj, duke e lënë atë me çarje që kërkon kujdes mjekësor.

Sulmi ndodhi në kafazin e maceve të mëdha në Kopshtin Zoologjik të jetës së egër, akuariumin dhe parkun safari në Phoenix të Arizonës rreth orës 6.40 të shtunën.

Shawn Gilleland, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë, tha për Washington Post se dëmtimet e saj nuk ishin me rrezik për jetën.

Paramedikët u thirrën “me kërkesë të familjes” për të trajtuar gruan e paidentifikuar, e cila është në moshën 30-vjeçare.