Një vajzë katërvjeçare ishte duke shikuar YouTube nxori disa fjalë me gjysmë zëri para se të ndalonte frymëmarrjen dhe të ndryshonte ngjyrën e fytyrës.
Darcy, vajza e politikanit Alex Cole-Hamilton, gëlltiti një monedhë 50 cent, derisa ishte ulur me gëzim në pizhama natën e kaluar.
Babai dëgjoi një “britmë të tmerrshme të mbytur”, para se vajza e tij e vogël të thoshte: “Kam gëlltitur një qindarkë”, raporton Daily Record.
Ajo pastaj nuk ishtenë gjendje të marrë frymë dhe filloi të zverdhej në fytyrë.
Babai i tmerruar u desh të ndërmerte diçka, duke kujtuar aftësitë që kishte mësuar në një kurs të ndihmës së parë më shumë se 25 vjet më parë.
Babai policika i cili shërben si zëdhënës i shëndetit të qeverisë liberal-demokrate e ktheu vogëshuen përmbys dhe e goditi me shuplakën e dorës pesë herë derisa ajo të villte.
Për fat të mirë, megjithëse monedha nuk doli, ajo me sa duket u zhvendos mjaftueshëm sa për të hapur rrugët e frymëmarrjes së Darcy-t, sepse ajo arriti të lëshojë një gulçim.
Sapo ajo mori frymë përsëri, babai i saj arriti të thërriste ndihmën e shpejtë në 999. Një ambulancë mbërriti dhe vajza e vogël u dërgua në spital.
Atje, ajo kishte hequr monedhën nën anestezi të përgjithshme.
Sonte, Darcy është “e sigurt” dhe e lumtur, “duke luajtur me vëllezërit e saj dhe po hanë mirë”, tha babai Cole-Hamilton.
Ai tani ju bën thirrje nxënësve të shkollës të mësojnë ndihmën e parë pasi do të ju nevojitet në jetë.
“Shumë miq të shqetësuar më kanë telefonuar ose vizituar dhe kanë thënë se kurrë nuk kanë marrë ndonjë trajnim të tillë”, ka shkruar ai tweeter.
“Kështu që unë do të filloj të punoj me organizatat bamirëse dhe grupet e ndihmës së parë për të ngritur ndërgjegjësimin te njerëzit se sa e lehtë është të mësosh ndihmën bazë të parë.
“Ju mund të jeni ndihmësi i parë”, thotë ai.