Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se Beogradi po i përdorë shumë serbët e Kosovës dhe se Lista Serbe është krijuar qysh në fillim për këtë qëllim.
“Beogradi i ka përdorur dhe po i përdor shumë serbët e Kosovës. Prej fillimit të Listës Serbe, kjo ka qenë e pritur, në momentin kur është krijuar e kemi pritë që kjo do të ndodhë. Në fillim nuk e kam besuar që do të ketë kaq fuqi dhe të shkojë në këtë nivel ekstrem. Prishtina, po ashtu, në fillim ka ndihmuar në procesin teknik të krijimit të partisë, si dhe nga KQZ-ja kemi pasë mundësi të një anëtari. Gjithashtu, ka pasë ndihmë nga BE-ja dhe ndërkombëtarët”.
Rashiq në Klan Kosova ka thënë se e kanë ditur edhe para zgjedhjeve se kush nga Lista Serbe do të dalë fitues.
“Gjatë procesit zgjedhor ka pasur vjedhje të votave masive. E kemi ditur edhe para zgjedhjeve kush do të jetë pjesë e Qeverisë. Nuk janë vetëm strukturat radikale, por edhe struktura e jonë e Prishtinës, i ka mundësuar edhe një strukture tjetër që të mund të fitojë”.
“Zhgënijimi varet prej pritjeve që kemi pasë. Duke e ditur që te ne në Kosovë nuk ka një ndjenjë të përgjegjësisë morale. Shqiptarët e Kosovës kanë më shumë përgjegjësi të një sistemi funksional që respekton vlerat evropiane. Shumica e politikanëve duhet të marrin përgjegjësi”.