Përkundër ditëve të mëhershme kur ndotja e ajrit kishte arritur pikën më të lartë të rrezikshmërisë, sot në Prishtinë është krejt gjendje tjetër.
Në bazë të matësit për cilësinë e ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ora 16:00 të ditës së sotme, cilësia e ajrit ka qenë shumë e mirë, shkruan lajmi.net.
Në bazë të kësaj matje, ajri në Prishtinë në ora 16:00 ka qenë i mirë dhe i pa ndotur dhe vlera ka qenë 46 PPM.
Kjo vlerë e ajrit llogaritet të jetë e kënaqshme dhe jo e rrezikshme, raporton lajmi.net.
Kujtojmë se deri më tani ndotja e cilësisë së ajrit ka arritur pikën e saj më të lartë të rrezikshmërisë javën e kaluar e që arriti vlerën 493 PPM.