Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, ka thënë se për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë shpenzuar vetëm 175 mijë euro
Sipas tij, të gjitha mjetet tjera të pashpenzuara do t’i kthehen buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, tha se pas diskutimeve në publik për shpenzimet e bëra ka kërkuar një raport të auditimit.
“Kostoja e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro. Parat nuk janë ndarë më shumë , të gjitha te tjerat kthehen në buxhet. Unë kam kërkuar një auditim me pa të vërtetë pa asnjë paragjykim”, tha ai.
Haradinaj, lavdëroi diskutimin e thirrur për këtë çështje, duke shtuar se kjo është një praktikë e mirë për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria./Gazeta Alo/