Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpenzimin e mjeteve të Qeverisë nga shpenzimet e paparashikuara.
Në fund të diskutimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur rezolutën e cila do të votohet në Kuvendin e Kosovës pas këtij debati dhe kësaj seance të jashtëzakonshme, raporton lajmi.net.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj duke e paraqitur rezolutën ka thënë se dy pikat e të njëjtës kanë të bëjnë me atë që Qeveria duhet ta ndalë praktikën e mjeteve financiare pa kriter.
Po ashtu, si pikë të dytë të rezolutës, Selmanaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka një afat kohë që të paraqesë në Kuvend raportin e shpenzimeve të mjeteve financiare për dy aktivitete, atë të shënimit të përvjetorit të pavarësisë në vitin që lamë pas dhe në këtë vit, si dhe për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Seanca e Kuvendit është ndërprerë në mungesë të kuorumit për votim.