Fjalë Kyçe

Ky është vendimi i fundit për personin i cili aksidentoi për vdekje dy femrat në Prishtinë

Ky është vendimi i fundit për personin i cili aksidentoi për vdekje dy femrat në Prishtinë

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e prokurorisë, kundër vendimit mbi ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit L.M., i cili është dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj burgim për rrezikimin e trafikut publik.

Në vendimin e Gjykatës Themelore L.M., morri këtë dënim për rastin e aksidentimit në Rrugën B në Prishtinë, ku humbën jetën dy gra, vendim ky që nuk do të ekzekutohet deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Po të njëjtën ditë, me anë të një aktvendimi të posaçëm të akuzuarit iu ndërpre masa e paraburgimit, kundër të cilit ushtroi ankesë prokuroria.

Pas ankesës se prokurorit të rastit Gjykata e Apelit ka gjetur shkelje në lidhje me mënyrën se si është marrë vendimi.

“Gjykata e Apelit konsideron se ankesa e prokurorisë është e bazuar dhe se vendimi i gjykatës së shkallës së parë P.nr.87/2019 duhet të anuluar, dhe i njëjti t’i kthehet asaj në rivendosje. Gjykata e Apelit vlerëson se arsyetimi i dhënë nuk mundi ta bind këtë gjykatë, se me të vërtetë si i tillë është i mjaftueshëm dhe bindës dhe konform dispozitave ligjore, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ngase sipas vlerësimit të Kolegjit, arsyetimi është jo i plotë, i mangët. Deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari mbetet në liri” thuhet në komnunikatën e Gjykatës së Apelit.

Nga kjo gjykatë gjithashtu u bë e ditur se akoma nuk ka pranuar ankesë kundër aktgjykimit me anë të cilit, i pandehuri është dënuar për veprën penale në fjalë./Gazeta Alo/