Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se Ministria e Infrastrukturës (MI), ka lidhur kontrata për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale, sipas të cilave punëtorët paguhen me 0.01€ deri në 5.00€ për orë pune.
Tri nga kompanitë me të cilat MI ka nënshkruar kontrata, sipas KDI-së, në ofertat e tyre kanë deklaruar që i paguajnë punëtorët me 0.01€; 0.10€; 0.20€ dhe 0.30€ për orë pune.
“Me pranimin e këtyre ofertave, Ministria e Infrastrukturës ka legjitimuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me Ligjin e Punës si dhe ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik”, thotë KDI-ja.