Më së shumti biznese janë shuar në Mitrovicë (110), ndërsa më së paku në Drenas, 19 biznese. Zyrtarë të Zhvillimit Ekonomik në Mitrovicë, në Vushtrri, në Skenderaj dhe në Drenas konstatojnë se një nga shkaqet që kanë çuar deri te çregjistrimi i bizneseve ka ardhur si pasojë “e lëshimit të Kosovës”, por edhe për shkak të problemeve me afarizëm e me mungesë profiti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Viti 2018 në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Vushtrri e Skenderaj dhe në Drenas, ka shënuar një numër të madh të bizneseve që kanë shuar veprimtarinë e tyre.
Në këto komuna në vitin 2018 kanë shuar veprimtarinë e tyre 210 biznese të ndryshme.
Në krahasim me numrin e bizneseve që janë regjistruar në vitin 2018, numri i bizneseve të regjistruara është shumë më i vogël, por kjo ka zgjuar interesimin e atyre njerëzve të cilët pretendojnë dhe janë përgatitur të zhvillojnë ndonjë biznes në të ardhmen, për arsyet e shuarjes së bizneseve dhe për të krijuar një bindje se një fat i tillë nuk do t’i gjejë edhe ata posa ta fillojnë veprimtarinë