Policia holandeze ka raportuar për disa persona të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në qytetin Utreht, raporton Sky News.
Bazuar në faqen AD, sulmuesi i dyshuar ka nisur sulmin në një tramvaj para se të largohet nga skena ku ka ndodhur incidenti.
Sheshi rreth stacionit të tramvajit është rrethuar nga autoritetet dhe shërbimet e emergjencës kanë arritur në këtë zonë.
Të shtënat është thënë të kenë ndodhur rreth orës 10:45 sipas kohës lokale.
Sipas autoriteteve, tre helikopterë janë nisur në skenën e të shtënave.
Policia ka kërkuar që të lirohen rrugët, në mënyrë që ekipet e emergjencës të arrijnë më shpejt.