Të paktën një person dyshohet të ketë mbetur i vdekur dhe disa të tjerë janë të plagosur pas të shtënave me armë në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit.
Policia në Holandë ka konfirmuar se ata janë duke hetuar rastin, që dyshohet të ketë mundësi të cilësohet si terrorist.
I dyshuari në këtë rast është arratisur nga vendi i ngjarjes ndërsa tri ambulanca ajrore janë dërguar në vendin e ngjarjes për t’u dalë në ndihmë të plagosurve, shkruan Indeksonline.
Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se është thellësisht i shqetësuar rreth incidentit dhe se qeveria do të mbajë nën kontroll gjendjen.
Shkollat dhe shumë qendra janë paralajmëruar të mbajnë dyert e tyre të mbyllura.