Fjalë Kyçe

Maturanti shqiptar, i pari në universitetin e Greqisë

Maturanti shqiptar, i pari në universitetin e Greqisë

Një maturant shqiptar ka tërhequr vëmendjen mediatike në Greqi shkaku i rezultateve të larta në provimet parauniversitare.

Bëhet fjalë për Rrahman Lumin i cili banon në  Chalkidiki të Greqisë.

Ai në dy provimet morri notën maksimale 20 kurse provimet tjera arriti rezultate më shumë se 18.5.

Rahman Lumi po ashtu siguroi vendin e parë në Universitetin e Selanikut. Shqiptari u shpreh për mediet greke se ka në plan të jetojë dhe të punojë në Greqi, në vendin ku u rrit dhe arsimua.