Së paku tre persona kanë vdekur pasi një mur i lartë i një ndërtese të vjetër u shemb gjatë procesit të riparimit të mërkurën në qytetin rus të Novosibirsk-ut.
Komiteti Hetues në rajonin e Novosibirsk-ut tha se ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur t’i nxjerrin nga gërmadhat trupat e disa njerëzve.
Zyrtarët e këtij organi gjithashtu thanë se e kanë nisur një hetim për këtë incident.
Për më tepër, ministria rajonale e emergjencave njoftoi se një person është shpëtuar.
Një punëtore e një çerdheje, e cila gjendet 150 metra larg vendit ku u shemb muri, tha se rrëzimi ka qenë masiv dhe se dridhja që shkaktoi ai i është dukur si tërmet, shkruan Free Europe.