Një stuhi e frikshme përfshiu pjesën jugore të Kinës këtë të martë, me kokrra breshëri që thuhet se ishin aq të mëdha sa një vezë.
Banorët e Jinping, në provincën e Yunnan, kur u zgjuan i gjetën makinat e tyre të shkatërruara, dritaret e thyera dhe rrugët e mbuluara nga grumbuj të mëdha akulli.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike DailyMail, vendi u përfshi nga një stuhi breshëri që zgjati vetëm 20 minuta, gjatë orëve të mëngjesit. Fatmirësisht nuk raportohet për të dëmtuar në njerëz.
Në fotot e shpërndara nga banorët e zonës në rrjetet sociale, mund të shihen madhësia e kokrrave të breshërit, të cilat janë vërtetë të mëdha.
Dëmtime të rënda pësuan edhe çatitë e shtëpive, si dhe të mbjellat në fusha.
Sipas shërbimit meteorologjik të Yunnan, stuhia nisi rreth orës 06:40 të mëngjesit dhe shoqërohej me era të forta që shkonin deri në 70 kilometra në orë. Sipas autoriteteve, stuhi të tillë nuk ishte parë prej shumë vitesh.