Një grua 104-vjeçare, e cila kurrë nuk kishte pasur asnjëherë telashe me ligjin, është “arrestuar” nga policia si pjesë e listës së dëshirave të saj jetësore.
Anne Brokenbrow, e cila është banore në Stokeleigh Care Home në Stoke Bishop, u arrestua nga dy oficerë si pjesë e një ngjarjeje bamirësie, transmeton lajmi.net.
Znj. Brokenbrow, e cila është një ish-sekretare, plotësoi një formular që habiti stafin në shtëpinë e kujdesit.
Në letër shkruhej: ‘Dëshira ime është … të arrestohem. Kam mbushur 104 vjet dhe nuk kam qenë kurrë në anën e gabuar të ligjit “.
Kështu, dy oficerë arritën në shtëpinë e kujdesit dhe ‘arrestuan’ Znj Brokenbrow dhe e morën për një xhiro në makinë policie.
Znj Brokenbrow tha se asaj i pëlqeu të ishte në anën e gabuar të ligjit për herë të parë në jetë.