Fjalë Kyçe

Këta janë 10 emrat që do të jenë kandidatë për deputet nga PSD’ja

Këta janë 10 emrat që do të jenë kandidatë për deputet nga PSD’ja

Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti.

Nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit  si kandidatë të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje.

“S’ka kuptim që të futemi në koalicion parazgjedhor me synimin që menjëherë pas zgjedhjeve t’i ndajmë rrugët. Jam i bindur se mund ta kemi një grup parlamentar për shkak të listës cilësore që do ta ofrojmë”, tha ai.

Kryetari i PSD-së ka thënë se brenda javës së ardhshme PSD do të prezantojë edhe aderime të reja të disa kandidatëve që kanë qenë në politikë e disa tjerëve që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë.

Ai ka thënë se me përjashtim të një apo dy deputetëve aktual, tjerët do të jenë në listën e PSD-AAK, ku PSD do të ketë 25 vende.