Sot nisin punimet në segmentin e ri Lum Madh-Gojbule, të rrugës nacionale M2 Prishtinë-Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.
Në inaugurimin e punimeve do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit, si kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli si dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Ceremonia do të mbahet në fshatin Lum Madh të Vushtrrisë dhe nis në ora 12:00./Gazeta Alo/