Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim të gjithë akterët e sektorit të energjisë në Kosovë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Faceook, Haradinaj ka shkruar se në takim është kuptuar që kuptuam që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Brukselit për energji, përkundër palës serbe që po gjen justifikime për bllokimin e zbatimit të marrëveshjes, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, Kosova po ashtu ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji dhe ka bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative.
Postimi i tij i plotë:
Si vazhdimësi e koordinimit ndërinstitucional për sektorin e energjisë, sot takova sërish të gjithë akterët e këtij sektori me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të energjisë elektrike në vend, kyçjen e burimeve të ripërtëritshme, përmirësimet në rrjet dhe partneritetin me institucionet ndërkombëtare në këtë fushë. Nga puna e dëritanishme kuptuam që Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e marrëveshjes së Brukselit për energji, përkundër palës serbe që po gjen justifikime për bllokimin e zbatimit të marrëveshjes. Kosova poashtu ka përmbushur pjesën e saj të përgjegjësisë në raport me partnerët ndërkombëtarë në energji dhe ka bazë të mirë legjislative për pranimin e investimeve të reja në energjinë alternative./Gazeta Alo/