Kosova këtë vit po përballet me çmime të larta të naftës.
Qytetarët po ankohen vazhdimisht se çmimi i naftës është i papërballueshëm krahasuar me të ardhurat në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Në vendet e rajonit çmimi i naftës nuk është se dallon shumë nga Kosova, por paga minimale dhe ajo mesatare janë dy ose tre fish më të larta se në Kosovë.
Gazeta ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës për të pyetur në lidhje me çmimin e naftës.
Ai është shprehur se çmimet e derivateve në Kosovë sillen rreth 1.13 dhe 1.14 euro.
Ndërsa disa qytetarë janë shprehur se në pompa të ndryshme ata për një litër naftë po paguajnë 1.15 deri në 1.20 euro.
E pompat e benzinës në shumë vende të Kosovës nuk e kanë respektuar vendimin për të vendosur tabelat e çmimeve.
Berjani për lajmi.net ka pohuar se çmimi i derivateve në Kosovë është më i liri në rajon përveç Maqedonisë që e ka tarifën më të lirë.
Ai gjithashtu ka treguar se çmimi në import ka rritje ndërsa çmimi me pakicë nuk ka lëvizje ende.
“Sa i përket çmimit në import ka rritje ndërsa çmimi me pakicë akoma nuk ka lëvizje ku këto çmime të cilat i ceka më lartë janë që dy javë në tregun kosovar”, është shprehur Berjani.
Gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar çmimi i naftës ka luajtur shumë shpesh në Kosovë dhe duke marrë parasysh se çmimi i importit është rritur, kjo nënkupton se duhet të presim edhe një rritje tjetër të çmimeve të naftës.