Hakerët rus të lidhur me qeverinë ruse po i rrisin përpjekjet e tyre por të sulmuar qeveritë Evropiane, thotë një firmë e mbrojtjes kibernetike, e cila ka paralajmëruar Parlamentin Evropian për zgjedhjet e muajit maj.
Në mes dy grupeve të përfshira në këtë sulm janë “Fancy Bear”, e cila ishte e njëjta që ka sulmuar Partinë Demokratike në Amerikë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, tha firma “FireEye”, transmeton Gazeta Express.
FireEye tha se janë duke vëzhguar përpjekjet e hakerëve rust të cilët e kanë për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, dhe ndihmën për ekstremin e djathtë.
Hakerët rus pretendojnë të arrijnë qëllimin e tyre përmes shpërndarjes së lajmeve të rreme, që do të ndikonin tek votuesit, në mënyrë të njëjtë siç kanë vepruar në SHBA.
Udhëheqësit rus vazhdimisht kanë mohuar akuzat se Kremlini ka lidhje me hakerë të ndryshëm, duke përfshirë edhe pretendimet e Demokratëve në Amerikë.
David Grout, i cili është edhe udhëheqës i skuadrës “FireEye”, ka paralajmëruar qeveritë Evropiane dhe i ka kërkuar që të marrin masa.
“Nëse nuk merren masa adekuate, gjatë zgjedhjeve të muajit Maj, qeveritë e tanishme do të përballen me kërcënime serioze” shtoi Grout, raporton CNN.