Fjalë Kyçe

BE merr vendim: Nga ky vit nuk do të ketë më ndërrim të orës

BE merr vendim: Nga ky vit nuk do të ketë më ndërrim të orës

Parlamenti Evropian ka marrë vendim me shumicë votash që ta shfuqizojë praktikën e ndërrimit të orës në pranverë dhe vjeshë. Pas këtij vendimi, secili shtet duhet ta ketë të njëjtën kohë gjatë tërë vitit.

Ky ndryshim do të fillojë të zbatohet nga viti 2021, ndërsa shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta kenë mundësinë për të zgjedhur se a do ta zbatojnë kohën verore apo dimërore.

Përndryshe, matja e kohës sipas sezonit veror do të fillojë të dielën, më 31 mars, kur akrepat do të lëvizen nga ora 2 në orën 3 të mëngjesit, shkruan “Independent”.