Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka përshëndetur vendimin e sotëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, vendim ky që nënkupton fillimin trialogut për këtë çështje.
Hoxha, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona, shkruan Gazeta Alo.
Sipas saj, Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave dhe përjashtimi i Kosovës në këtë drejtim është i padrejtë.
Postimi i plotë në Facebook:
Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona.
Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë.
Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës!/Gazeta Alo/