Komuna e Gjakovës me përkrahjen financiare të GIZ-it gjerman dhe implementimin e organizatës ‘Green Art Center’, është duke zhvilluar reforma në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe qëndrueshmërinë e sistemit.
Kësisoj, në kuadër të projektit “Zbatimi i skemës së ndarjes së mbetjeve të riciklueshme në burim“, në Gajkovë është hapur sot ekspozita me titullin “Reuse Art“.
Klubet e Gjelbëra të shkollave të komunës së Gjakovës kanë prezantuar punimet e tyre me materialet e riciklueshme.
Në emër të Komunës së Gjakovës, udhëheqësja e sektorit për menaxhim të mbeturinave, Albana Hana Bakalli ka falënderuar të gjitha Klubet e Gjelbëra, GAC-in dhe GIZ-in, por dhe gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët po angazhohen çdo ditë për garën për Gjakovë të pastër.
Kësisoj, Gjakova është duke zhvilluar plan për përcaktimin e tarifave për mbeturina, plan operativ që do të funksionalizoj shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në komplet territorin e Gjakovës. Gjithashtu është duke vijuar riorganizimi dhe pajisja me kontenier për mbeturinat në zonën e qytetit, pastaj është zhvilluar identifikimi i klientëve në shërbim dhe nevojat përkatëse.
Gjithashtu nën implementimin e GAC-it, janë duke u zgjeruar projektet konkrete për riciklim në lagjet e qytetit, biznese dhe institucione duke u pasuar me kampanjë vetëdijësuese nëpër shkolla për një mjedis të pastër.
E të gjitha këto GIZ-i gjerman në partneritet me GAC-in dhe konsulentët e jashtëm janë duke i funksionalizuar me qellim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe njëherësh krijimin e kushteve për një qytet ekologjik.