Fjalë Kyçe

Kjo është kërkesa e ambasadës së Zvicrës për institucionet e Kosovës, për rastin e gylenistëve

Kjo është kërkesa e ambasadës së Zvicrës për institucionet e Kosovës, për rastin e gylenistëve

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë, në një vjetorin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rastit.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada zvicerane ka thënë se presidenca dhe Kuvendi duhet t’i jep hapësirë komisionit parlamentar të çojë deri në fund hetimin e tij.

Ky është reagimi i plotë i ambasadës:

“Kosova dëboi gjashtë turq më 29 mars të vitit 2018., me 31 shkelje ligjore në proces, të evidentuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Për fat të keq, ne nuk pamë përfundimin e punës nga ky Komision. Ambasada e Zvicrës u bën thirrjes presidencës dhe Kuvendit që t’i japin hapësirë dhe kohë të mjaftueshme këtij komisioni për kompletimin e punës së nisur, por edhe Prokurorisë dhe institucioneve tjera kompetente që të jenë aktive dhe ta zbatojnë ligjin sibas obiligimeve të tyre”./Gazeta Alo/