Një shishe verë rrit rrezikun e kancerit me të njëjtën sasi si pirja e duhanit deri në 10 cigare për 1 javë rresht, thonë shkencëtarët.
Në studimin e parë të këtij lloji, akademikët arritën të krahasojnë rreziqet e njohura të pirjes së duhanit me atë të pirjes së alkoolit, transmeton lajmi.net.
Ata i bënë ekuivalente një shishe verë me pirjen e 10 cigareve për një javë rresht, për nga rreziku i shkaktimit të kancerit.
Dhe pirja e më shumë se kaq verërash së kuqe ose të bardhë çdo javë, rriste rrezikun çdo javë e më shumë.
Hulumtuesit në Universitetin Spitalor të Southamptonit, Universitetit Bangor he Universiteti i Southampton realizuan studimin.
Burrat kishin më shumë gjasa të merrnin kancer gastrointestinal nga pirja, ndërsa rreziku i kancerit të gjirit ishte më i madh për gratë.