Ka mbi dy javë që shesheve të Prishtinës dëgjohet muzikë indiane nga dy performues që përmes kësaj, po mundohen të paraqesin kulturën e tyre para qytetarëve prishtinas.
Mes rrezeve të diellit dhe krahas shumë qytetarëve që ishin mbledhur për të shikuar performancën e tyre, ata patën fjalë të mira për Kosovën.
Njëri prej tyre, Mario u shpreh mjaft i entuziazmuar me qytetarët që ishin krijuar rreth tyre për të dëgjuar muzikën e tyre.
Ai tha se ka rreth dy javë që kanë ardhur në Kosovë dhe këtë e bëjnë pasi iu pëlqen që të udhëtojnë dhe të tregojnë kulturën indiane me anë të muzikës.
“Neve na pëlqen të udhëtojmë, udhëtojmë në të gjitha shtetet evropiane dhe tregojmë kulturën tonë indiane me anë të muzikës… Ne mundohemi të paraqesim vetëm kulturën tonë, ne kemi cd-në tonë, dhe muzikën tonë”, tha ai.
Për qytetarët e Kosovës, ai kishte fjalë të mira. Thotë se ata janë shumë të shoqërueshëm dhe se i kanë pritur mirë në kryeqytet, pasi siç thotë po pëlqehet muzika e tyre.
Muzikanti nga India, bëri të ditur se përveç që kanë qenë në Kosovë, ata kanë vizituar dhe shtetet tjera të rajonit, përfshi Shqipërinë dhe Serbinë.
“Ne i pëlqejmë ata, pasi janë të shoqërueshëm dhe shumë njerëz të mirë…unë mendoj që e pëlqejnë muzikën tonë, sepse ne kemi bërë muzikë këtu në Kosovë, në Shqipëri, Serbi dhe sot është dita fundit këtu”, deklaroi Maroi.
Se i ka lënë shumë mbresa Kosova, ai tha se përkundër që është hera e parë që kanë ardhur në Kosovë, ndoshta do të kthehen edhe në vitin tjetër.
“Na pëlqen këtu është hera e parë dhe na pëlqen shumë, ndoshta do të kthehemi dhe tjetrin vit”, shtoi ai.
Pavarësisht se kishin ardhur për të bërë muzikë, ata dhe me anë të shitjes së disa veglave dhe gjësendeve tjera të shtetit të origjinës së tyre, pretendonin t’iu shtoheshin të ardhurat financiare, duke i shitur ato.