Çdo ditë po regjistrohen raste të reja të zjarreve në territorin e Kosovës.
Sot është shfaq një zjarr në malin e Batllavës, i cili është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe gjendja është në kontroll.
Latif Zeka, Shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, ka folur për intervenimin në malin e Batllavës.
Sipas tij, procesi është në fazën e kontrollit të fundit, pasi zjarri është lokalizuar dhe në këtë mal nuk ka më tjetër vatër të zjarrit.
“Është lokalizu zjarri. Tash janë vetëm duke e kontrollu vendin dhe tani mund të them se nuk ka rrezik”, ka thënë ai.
Më tutje Zeka ka njoftuar se ekziston edhe një vatër e zjarrit në Hajkobill por për atje nuk ka informacione se çfarë po ndodhë.
“Edhe një zjarr është në fshatin në Hajkobill, por në lidhje me këtë zjarr nuk kam informacione”, ka thënë më pas ai.
Dyshimet kryesore janë se zjarret e fundit në Kosovë janë të qëllimshme dhe prapa tyre qëndron faktori njeri.
Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes.