Fjalë Kyçe

Vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë, bëhen të ditura detajet se si erdhi deri te incidenti në Teksas

Vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë, bëhen të ditura detajet se si erdhi deri te incidenti në Teksas

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se incidenti nga i cili mbetën pesë të vdekur dhe 21 të plagosur në Teksas ka ndodhur rreth orës 3.17 pasdite, kur një zyrtar i sigurisë publike në Teksas ndaloi një veturë Honda, pasi shoferi nuk kishte sinjalizuar një kthesë në të majtë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, para se automjeti të ndalet plotësisht, shoferi “drejtoi një pushkë në drejtim të dritares së pasme të makinës së tij dhe gjuajti disa të shtëna” drejt makinës patrulluese, pas së cilës personi i armatosur iku “dhe vazhdoi të qëllonte njerëz të pafajshëm”.

Nga shkëmbimi i parë i të shtënave thuhet se të paktën tre oficerë u plagosën.

Por incidenti nuk ka mbaruar me kaq.

Më pas thuhet se i dyshuari vodhi një kamion dhe vazhdoi të qëllojë, nga të shtënat e të cilit mbetën të vdekur 5 persona dhe 21 të tjerë të plagosur.

Policia e përshkroi sulmuesin si një njeri të bardhë në mesin e viteve ’30.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, kjo ishte ngjarja e dytë me të shtëna në Teksas gjatë një muaji. Më 3 gusht një njeri i armatosur vrau 22 njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në një Walmart në El Paso.