Fjalë Kyçe

Uragani shkatërrues i afrohet ishujve Bahamas

Uragani shkatërrues i afrohet ishujve Bahamas

Uragani “Dorian” është shndërruar në stuhi të kategorisë së pestë dhe pritet të godasë ishujt Bahamas me erëra shkatërruese e reshje të fuqishme.

Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane ka bërë të ditur se stuhia “ekstremisht e rrezikshme” do të godasë ishujt të dielën.

Banorët e një pjese të Bahamas janë evakuuar. Stuhia mund të jetë e lartë deri 4.6 metra, kanë paralajmëruar zyrtarët.

Autoritetet kanë mbyllur disa aeroporte, ndërsa aeroporti kryesor mbetet i hapur, transmeton Koha.net.

Shpejtësia e erërave sot ka arritur në 260 kilometra për orë. Kategoria e pestë, sipas CNN-it, është e rrezikshme aq sa të shkatërrojë edhe ndërtesa.