U linda më 1 prill, ka të bëje me metafizikën, kujton me ironi gjatë një interviste të tij të rrallë, shkrimtari Milan Kundera, i cili feston sot përvjetorin e tij të 90-të.
I lindur në Çeki dhe një francez i natyralizuar që prej vitit 1981, autor i “Lehtësia e papërballueshme e qenies” (1984), piktor sarkastik i gjendjes njerëzore, Kundera nuk bën pjesë në Akademinë Franceze dhe nuk ka marrë as Nobelin në Letërsi, ndere që ai do t’i kishte merituar plotësisht si një nga autorët më të mëdhenj bashkëkohorë.
Shkrimtari, i cili është larguar nga mediet, mund të shihet duke u endur vërdallë me gruan e tij Vera në rrugën ”Cherche-Midi”, në Paris.
Shfaqja e tij e fundit në televizion daton në 1984, ndërsa intervista e tij e fundit me një gazetar ishte në vitin 1986.
Pothuajse i padukshëm, autor i “Pavdekshmëria” dhe “Jeta është diku tjetër”, ai është rregullisht viktimë e mashtrimeve makabre në rrjetet sociale, ku disa herë është shpallur i vdekur/AFP, ATSH.