Lideri I LDK-së Isa Mustafa, thotë se i LDK-ja ende nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Sipas tij, kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Ky është statusi i plotë i Mustafës në Facebook:
Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM