Pembe për vajzën apo blu për djalin? Duket se dasnjërën, pasi prindërit tani kanë filluar të zgjedhin ngjyrën gri.
Hulumtimet nga John Lewis sugjerojnë se tani prindërit po zgjedhin më shumë tone neutrale për të dekoruar dhomat e gjumit të fëmijëve të tyre, në një lëvizje larg skemave tradicionale të ngjyrave.
Raporti identifikoi zakonet e blerjeve të prindërve të rinj dhe studimi është botuar përpara se princi Harry dhe dukesha të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë në Sussex.
Ka sugjerime se çifti mbretëror, sidomos Meghan, janë të prirur për të shmangur stereotipet konvencionale gjinore për të porsalindurin – dhe duket se ata janë pjesë e një lëvizjeje më të gjerë.
Kjo vjen pasi prodhuesit e reklamave kanë nxjerrë jashtë ligjit përdorimin e stereotipeve gjinore nëpër reklama, veçanërisht në lidhje me produktet e fëmijëve, në fillim të këtij viti.
Prodhuesit e lodrave dhe markat e veshjeve janë nën presion për të ndjekur shembullin.
Raporti konfirmon kostot e mëdha që vijnë me t’u bërë prindër, dhe ndikimin e vendosjes së tendencave nga familja mbretërore dhe figurave të tjera të famshme.
Statistikat tegojnë se tani më shumë kërkohen ngjyra e hirit, e zeza apo ngjyra kafe.
Një zëdhënës i John Lewis tha se e hirta ishte “shitur më së shumti në të gjithë vendin”, dhe se e bardha ishte gjithashtu një zgjedhje shumë popullore.
Duke parë përpara, raporti sugjeron se teknologjia do të luajë një rol në rritje në mënyrën se si prindërit rritin foshnjat e tyre. | Gazeta Alo