Së paku 14 ushtarë afganë u vranë dhe 21 u rrëmbyen në një sulm të koordinuar kundër dy postblloqeve të ushtrisë, nëprovincën Herat të Afganistanit.
Najibullah Mohebi, anëtar i Këshillit Provincial të Heratit, tha se sulmi ka ndodhur në qarkun Shindand, ku ndodhet një nga bazat më të mëdha të forcës ajrore afgane.
Mohebi tha se luftimet kanë zgjatur gjashtë orë.
Shefi i qarkut, Hekmatullah Hekmat, tha se rreth 200 luftëtarë talibanë kanë marrë pjesë në sulm, duke përdorur raketa dhe pushkë automatike.
Hekmat tha se 30 luftëtarë talibanë janë vrarë.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, postoi një video në Twitter, e cila, sipas tij, tregon ushtarë të rrëmbyer afganë brenda një dhome.
Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar./rel