Një person ka mbetur shurdh-memec si rezultat i konsumit të rregullt të çipsave, salsiçeve dhe ushqimeve të tjera të procesuara.
Familja e adoleshentit, nga Bristoli i Britanisë së Madhe, kuptoi se diçka nuk po shkonte me të, kur ai nisi të humbasë dëgjimin në moshën 14-vjeçare, transmeton lajmi.net.
Shikimi i tij po ashtu u përkeqësua shpejt dhe, tashmë, ai ka mbetur pa punë dhe pa jetë sociale si rezultat, sipas nënës së tij.
Gruaja, e cila kërkoi që të mos jepte identitet për mediet britaneze, tha se djali i saj krijoi varësi ndaj këtyre ushqimeve dhe, që nga mosha 7-vjeçare, ai konsumonte vetëm çipsa, proshutë të përpunuar, salsiçe dhe bukë të bardhë.
I riu, tani në moshën 19-vjeçare, vuan nga një çrregullim i të ngrënit i njohur si ARFID (çrregullim i kufizimit të marrjes së ushqimit).
Ata që vuajnë nga gjendja shëndetësore shpesh shmangin ushqimin me një strukturë, erë, shije ose pamje të caktuar, ose e hanë atë vetëm në një temperaturë të caktuar.
Mungesa e ushqyerjes së të riut dëmtoi rëndë nervin e tij optik, duke shkaktuar një gjendje të njohur si neuropati optike ushqyese (NON).
Familja ra dakord që rasti të raportohet në revistën ‘Annals of Medicine Medicine’ për të rritur ndërgjegjësimin për ARFID dhe rëndësinë e ushqimit për ruajtjen e shëndetit të syve dhe veshëve.