Një sulm masiv raportohet të ketë ndodhur në Çikgo të Amerikës. Aty janë lënduar gjashtë persona, më mesin e tyre edhe dy fëmijë.
Besohet se dy persona hapën zjarr në një “baby shower” ku ishin duke luajtur rreth 20 fëmijë.
Mediat në ShBA njoftojnë se një djalë 8-vjeçar dhe një vajzë 10-vjeçare u qëlluan gjatë sulmit.
Të lënduar kanë mbetur edhe tre burra në mes moshave 23-48 vjeç dhe një grua 29-vjeçare.
Raportet tregojnë se gruaja është në gjendje kritike për jetë, ndërsa dy të rinjtë janë në gjendje të qëndrueshme, por gjendja shëndetësore e personit më të vjetër që u plagos është e panjohur.
Policia tha se ende nuk ka të dyshuar lidhur me rastin.