Fjalë Kyçe

Pacienti detyrohet të blejë maska, dorëza e skallperë për mjekim në QKUK

Gjendja e shëndetësisë në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese. Përpos që shpesh herë për t’u mjekuar qytetarët detyrohen të ikin jashtë vendit, edhe ata të cilët qëndrojnë këtu hasin në shumë vështirësi.

Rasti në fjalë e tregon gjendjen alarmante dhe për keqardhje në mjekësinë kosovare.

Një i afërm me një nga pacientët e shtrirë në QKUK për Indeksonline ka shprehur shqetësimin se si pacientët detyrohen të blejnë edhe dorëzat, maskat, skallperët e gjërat elementare për mjekim.

Përpos këtyre, pacientët detyrohen të sigurojnë vetë edhe injeksionet apo gjithçka tjetër që e mundëson një ndërhyrje kirurgjike.

Ndryshe janë të shumta rastet kur pacientët përballen me sëmundje të ndryshme, por që janë të pamundura mundësinë e mbulimit të shpenzimeve për shërim, apo edhe ndërhyrje kirurgjikale.