Fjalë Kyçe

Johnson e humb votimin rreth Brexitit në Parlament, priten zgjedhje të reja

Johnson e humb votimin rreth Brexitit në Parlament, priten zgjedhje të reja

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të thërrasë zgjedhje të reja pasi e ka humbur votimin në Parlament sa i përket Brexit-it.

328-301 ka qenë votimi që i lejon Parlamentit të marrë përsipër kontrollimin e situatës sa i përket daljes së vendit nga BE-ja, transmeton KTV.

Johnson ka thënë se do të organizojë mocion për të organizuar zgjedhje të reja të përgjithshme, për të marrë legjitimitet të ri për idenë e tij që Britania e Madhe të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.