Dalai Lama është dërguar në spital në kryeqytetin indian, New Delhi, me një infeksion në gjoks, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ndihmësi i tij personal Tenzin Taklha tha se kishte fluturuar në New Delhi nga kodra e qytetit ku edhe po jetonte, pasi u ankua për shqetësim.
Udhëheqësi shpirtëror 83-vjeçar i Tibetit u arratis në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez.
Laureati i Nobelit për paqe është jashtëzakonisht popullor, por ka reduktuar angazhimet e tij globale në vitet e fundit, transmeton kp.
“Mjekët e kanë diagnostikuar atë me një infeksion në gjoks dhe po trajtohet për këtë, gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme , dhe do të trajtohet për dy-tre ditë këtu”, tha Tenzin Taklha për agjencinë e lajmeve Reuters.