Fjalë Kyçe

Hahn: Qëllimi i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të sjellë Ballkanin në BE

Hahn: Qëllimi i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të sjellë Ballkanin në BE

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, është takuar me partnerët ndërkombëtarë në Uashington.
Sipas europeanwesternbalkans, përcjell Telegrafi, takimet e Hahn ishin në vazhdën e angazhimeve në një gamë të gjerë çështjesh si Ballkani Perëndimor, Politika Evropiane e Fqinjësisë dhe si të trajtohen sfidat globale.

Ndërkohë, ditën e dytë në Uashington, duke vizituar Këshillin Atlantik ai ka folur edhe për strategjinë e Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të stabilizojmë rajonin dhe t’i sjellim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, citohet të ketë thënë Hahn.

Hahn gjithashtu ka thënë se besueshmëria e BE-së është në rrezik.
“Ne duhet të jemi shumë të vendosur, por të drejtë dhe të pranojmë arritjet kur dhe ku është e duhur. Mosnjohja e angazhimeve do të thotë humbje e fuqisë”, ka përfunduar Hahn.